Parlamenti i Malit të Zi vendosi dërgimin e ushtarakëve të saj në Kosovë, në kuadër të misionit paqëruajtës të KFOR-it. Por vendimi u konsiderua si akt armiqësie ndaj Beogradit prej Ministrit serb të Mbrojtjes. Aleksandar Vulin u shpreh se ndien keqardhje që udhëheqja e Malit të Zi vazhdimisht e harron se në Kosovë e Metohi ekziston Serbia, populli i Serbisë dhe interesat e Serbisë”.