Kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, arritën në një dakordësi për zgjidhjen e çështjes së emrit. Pas takimit në Sofje me homologun e tij grek, Zaev tha se kanë një opsion të pranueshëm, për të dyja palët. Zaev theksoi se zgjidhja do të vijë shumë shpejt. Dy kryeministrat u takuan edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila tha se dy vendet, kanë shënuar përparim të rëndësishëm për çështjen e emrit.