Rajoni

Maqedoni, qeveria miraton në unanimitet marrëveshjen për emrin

Qeveria në Shkup miratoi në unanimitet marrëveshjen e nënshkruar me palën greke për emrin e ri, Maqedonia e Veriut. Tani akordi duhet të kalojë në Parlamentin Maqedonas, për t’u votuar edhe atje në seancë plenare. Opozita VMRO-DPMNE e ka cilësuar tradhëti ndaj vendit marrëveshjen dhe prej ditës së djeshme po zhvillon protesta kundër emrit konsensual, Maqedonia e Veriut.