Zgjidhja përfundimtare rreth emrit të Maqedonisë mund të arrihet paralelisht me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. I këtij mendimi është Kryeministri Zoran Zaev. Ai thotë se “Deri në zgjidhjen përfundimtare, me Greqinë mund të arrijnë marrëveshje të përkohshme, për një emër me përcaktim gjeografik, pa prekur çështjet që kanë të bëjnë me identitetin. Por, se kjo kërkon konfirmimin e qytetarëve të Maqedonisë, përmes referendumit. Shefi i Qeverisë së Shkupit, nuk beson se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të rrezikojë ndonjë shtet tjetër e në veçanti Rusinë.