Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, konfirmoi se Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim në NATO në Samitin e 11 dhe 12 korrikut. Por Jens Stoltenberg sqaroi se vendi do të anëtarësohet pasi të përfundojnë të gjitha procedurat për zbatimin e Marrëveshjes për emrin. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin, Zoran Zaev në Bruksel, Stoltenberg tha se negociatat për anëtarësim në NATO zgjasin deri në 1 vit e gjysmë.