Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, konfirmoi se këtë javë do të takohet me homologun grek Nikos Kotzias për marrëveshjen detare. Ditmir Bushati tha se paralelisht do të zhvillohet edhe takimi me grupin e negociatorëve. “Procesi është në një fazë të pakthyeshme, por të dyja palët kanë nevojë për kohën e tyre, në mënyrë që të shkojmë drejt një marrëveshje të pranueshme, të drejtë e të zbatueshme”, tha kryediplomati shqiptar. Ndërkohë dje pas marrëveshjes për emrin e Maqedonisë, Kotzias u tha gazetarëve se “muajin e ardhshëm do të kemi zhvillime pozitive edhe më Shqipërinë”.