Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Emrit, javën e ardhshme rikthehet për votim në Parlamentin e Maqedonisë. Në votimin e parë, mori mbështetje të vazhdueshme, por presidenti Gjorgje Ivanov zgjodhi t’i bashkohet qëndrimeve kundërshtuese të Opozitës, duke refuzuar dekretimin. Praktika e vetove krijon zvarritje, por në fund, kryetarit të shtetit, nuk ia mundëson Kushtetuta veton absolute, ndaj nuk do të ketë opsion tjetër.