Celebrities Gossip Showbiz

Martesa nuk është në planet e tij? Brad Pitt merr vendimin për lidhjen me Ines de Ramon?

Brad Pitt dhe partnerja e tij, Ines de Ramon, vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuara në Hollywood, por duket se aktori nuk është ende gati të bëjë hapin e madh drejt martesës.

Sipas burimeve pranë çiftit, të cituara nga Page Six, ylli 62-vjeçar nuk ka plane të martohet me stilisten e bizhuterive, pavarësisht se marrëdhënia e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze dhe e qëndrueshme.

Këto raportime vijnë në të njëjtën kohë kur Ines de Ramon u fotografua në rrugët e Los Angelesit, duke tërhequr vëmendjen me stilin e saj të thjeshtë dhe elegant. Ajo u shfaq e veshur me një bluzë gri të shkurtër dhe xhinse me bel të ulët, ndërsa mbante me vete një çantë të madhe dhe disa sende personale.

Ndërkohë, Brad Pitt nuk ishte pranë saj. Aktori ishte parë një ditë më herët në stadiumin SoFi, ku ndoqi ndeshjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, duke kaluar kohë edhe me mikun dhe kolegun e tij, Edward Norton.

Megjithatë, sipas burimeve pranë çiftit, mungesa e planeve për martesë nuk nënkupton probleme në marrëdhënie. Përkundrazi, Ines ka krijuar një raport shumë të afërt me familjen e Pitt.

Ines është jashtëzakonisht e lidhur me familjen e Brad-it. Ata e kanë pritur me krahë hapur që nga fillimi dhe sot e konsiderojnë si pjesë të familjes. Të gjithë e adhurojnë

-ka deklaruar një burim.

Pavarësisht dashurisë dhe harmonisë që duket se ekziston mes tyre, aktori nuk ka ndërmend të martohet sërish për momentin. Vendimi besohet të lidhet edhe me përvojat e tij të mëparshme martesore dhe proceset e gjata ligjore që kanë shoqëruar jetën e tij private gjatë viteve të fundit.

Brad Pitt dhe Ines de Ramon janë bashkë që nga viti 2022 dhe, sipas burimeve të afërta, familjet e tyre mbajnë kontakte të rregullta dhe kalojnë shpesh kohë së bashku, duke e bërë lidhjen e tyre një nga më të qëndrueshmet në botën e showbiz-it.