Celebrities

Martesat e të njëjtit seks tani të mundura dhe për trashëgimtarët e fronit në Holandë!

Martesa e të njëjtit seks është e ligjshme në Holandë që nga viti 2001, por gjithnjë është supozuar se ajo nuk mund të zbatohet për famijen mbretërore pasi do të duhej të kishte një trashëgimtar të fronit. Megjithatë, tashmë kryeministri në detyrë i vendit, Mark Rutte e ka bërë të qartë se çdo mbret apo mbretëreshë mund të martohet me një person të së njëjtës gjini.

Trashëgimtarja i fronit holandez, është pikërisht Princesha Catharina Amalia, e cila mbush 18 vjeçe në muajin dhjetor. Rutte tha se gjithçka kishte të bënte me situata teorike deri tani, por mbretëresha tjetër mund të lejohej që të martohej me një grua. Në përgjigje të një pyetjeje të shkruar në parlament nga partia e tij, kryeministri u shpreh:

Kabineti nuk e sheh të arsyeshme që një trashëgimtar i fronit ose mbreti duhet të heqë dorë nëse ai ose ajo do të donte të martohej me një partner të të njëjtit seks.

Si fëmija më i madh i Mbretit Willem Alexander, e ardhmja e Princeshës Amalia ka qenë në fokus të një libri të fundit duke ngritur pyetjen se çfarë mund të ndodhë nëse ajo zgjedh të martohet me një partner të të njëjtit seks. Libri nuk spekuloi mbi jetën personale të princeshës dhe nuk ka asnjë indikacion për ndonjë martesë të tillë që pritet që të vijë.

Princesha Catharina Amalia do të ketë të drejtën e pagesës mbretërore prej 1.6 milion euro në vit që qeveria holandeze ka caktuar për familjen mbretërore. Por trashëgimtarja e re e fronit nuk i dëshiron këto para, sepse ajo mendon se nuk i meriton ato, veçanërisht në këtë periudhë historike botërore të rrënuar nga pandemia. Kështu, princesha ka hequr dorë nga kjo shumë duke i dërguar një letër dërguar Kryeministrit, Mark Rutte.

Princesha gjithashtu njoftoi se ajo synon të shlyejë edhe 300,000 euro të ardhura vjetore që i takonin gjatë studimit dhe theksoi ajo nuk do të do të kërkojë shumën prej 1.3 milionë euro për shpenzimet, deri në kohën që do të kryejë detyra zyrtare për Kurorën.