Këngëtarja e famshme Miley Cyrus konfirmoi martesën e saj me aktorin Liam Hemsworth.
Edhe pse dyshja mendohej se ishin martuar muaj më parë në fakt ata lidhën ligjërisht kurorë të dielën e kaluar në Tennessee.
Miley ka shpërndarë në platformat e saj sociale fotot e para të ceremonisë private që mbajti në shtëpinë e saj dhe ato janë bërë menjëherë virale.
Dyshja shfaqen duke u puthur e përqafuar ndërkohë që 26-vjeçarja theskoi se pas 10 vitesh së bashku, ishte e shkruar që ajo dhe Liam të përfundonin me njëri-tjetrin.
Dasma e çiftit të mirënjohur ishte menduar të mbahej në shtëpinë e tyre në Malibu në bregdet por ky plan u anulua pasi shtëpia u përfshi nga zjarri i madh në California.