Në kuadër të rritjes së masave për sezonin turistik veror, Policia Kufitare gjobiti pronarët e 16 motorrëve të ujit e të një gomoneje, për mungesë dokumentacioni. Mjetet lundruese nga Shëngjini deri në Sarandë, u bllokuan. Nga kontrollet e kryera, ato rezultuan pa dokumentacion përkatës.