Aktualitet

Matura 2018, rikthehen provimet e vjeshtës

Rregullorja e Maturës Shtetërore 2018 nuk u jep maturantëve të drejtën për rikorrigjim të tezës. Ministria e Arsimit thotë se vlerësimi i katërfishtë, pra nga 4 vlerësues nuk mund të jetë i gabuar. Maturantët e pakënaqur mund të rishikojnë vetëm tezën e fotokopjuar për të parë se si është bërë vlerësimi. Ndërkaq rikthehet sezoni i vjeshtës për mbetësit. Maturantët kanë të drejtë ritestimi nëse janë mbetës në 1 apo më shumë provime të maturës 2018.