Rrjeti gjerman “ZDF” nuk kursen vlerësimin për magjitë e natyrës dhe plazhet e mrekullueshme, por thekson se Shqipëria ka një problem të madh që janë mbeturinat. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale thuhet se në Shqipëri mbeturinat, ngjasojnë me një film apokaliptik që po kërcënon njerëzit dhe natyrën. Në dokumentarin e gjermanëve është prekur edhe çështja e ndërtimit të një inceneratori në Vërri dhe kundërshtimi i banorëve të zonës.