Supermarketet e njohura britanike të markës ”Debenhams” do të mbyllin dyert pas një historie 243-vjeçare. Zinxhiri historik i dyqaneve do të mbyllë përgjithmonë 28 dyqanet e tij të mbetura në të gjithë Britaninë e Madhe, pasi kompania falimentoi për shkak të pasojave nga pandemia e koronavirusit.

Të enjten ai mbylli 21 nga filialet në Britaninë e Madhe. Supermarketi ka përjetuar një rënie të shitjeve në vitet e fundit ndërsa blerësit janë larguar nga modelet tradicionale të dyqaneve.

Kompania nisi procesin e likuidimit në fillim të këtij viti pasi nuk arriti të siguronte një shitje të shpëtimit. ”Debenhams”, i cili punësoi më shumë se 20 000 njerëz para pandemisë, shiti markën e saj për 55 milionë paund (77,5 milionë dollarë) në janar.

Ju rikujtojmë se, zinxhiri i supermarketeve “Lidl” kohët e fundit njoftoi shitjen e makinave në Gjermani. Si zakonisht, çmimet zbriten. Lidl shiti FIAT 500 në një kohë rekord në 2016. Tani po përpiqet të eksperimentojë me tre modele, por vetëm në Gjermani.