Aktualitet

Shqipëri-Greqi, mbyllet raundi i dytë i bisedimeve për detin

Raundi i dytë i bisedimeve në nivel ekspertësh mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e kufirit detar është mbyllur. Ministria e Jashtme e konfirmoi këtë me një njoftim të shkurtër. “Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Grupi i negociatorëve shqiptarë drejtohet nga dy bashkëkryetarë, Armand Skapi nga Ministria e Jashtme dhe Ylber Dogjani, komandant i Flotës Detare.