E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Ina Aderi. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj në këtë format, por duke u ndalur dhe tek disa detaje nga jeta e saj private…
Ronaldo: Në rrjete sociale është bërë shumë virale momenti kur je ulur afër Stelinës në studion e “Big Brother VIP Fan Club” dhe pas jush ndodhet dhe Keijsi. Çfarë ndien sot kundrejt Stelinës?
Ina: Një miku im ka thënë që rastësia është mbret i botës (qesh). Nuk ndiej absolutisht asgjë. Nuk u përshëndetëm. Nuk përshëndetemi. Edhe mund të përshëndetemi, por sigurisht mikesha nuk mund të jemi. Por kaq. Nuk kemi diçka personale.
Ronaldo: Pra nuk ka skenare të tilla në kokë për ta shtyrë njëra-tjetrën nga shkallët?
Ina: Jo, larg qoftë! Aman se kaq duan njerëzit. Jo, asgjë nga këto. Mikesha nuk mund të jemi, absolutisht jo. Edhe aty brenda, pas largimit të Keijsit, mund të flisnim për sfidat, për gjëra të tilla, por asgjë tjetër.
Ronaldo: Më thuaj një gjë të mirë që ka Stelina.
Ina: Kjo nuk më takon mua ta them, të them të drejtën. Por është vajzë shumë e mirë. Unë jam pro vajzave. Në fund të ditës nuk i kam bërë gjë, nuk më ka bërë gjë. Kështu erdhën rrugët tona. Nuk dua të mbaj inate, sepse pastaj më ikën kjo buzëqeshja që kam.