Celebrities Gossip Showbiz

“Banorja më false…” Xheneta Fetahu nuk përmbahet, përmend menjëherë emrin që askush s’e priste!

Xheneta Fetahu ka bërë një deklaratë që pritet të nxisë reagime në rrjetet sociale, gjatë paraqitjes së saj të fundit në emisionin “Top Arena” në Procesi Sportiv.

Modelja nga Kosova foli pa dorashka për eksperiencat e saj, jetën personale dhe raportet me personazhe të njohur të showbiz-it, ndërsa nuk munguan as pyetjet pikante lidhur me banorët e formatit Big Brother.

Gjatë rubrikës së pyetjeve të shpejta, moderatorët e ngacmuan duke e pyetur se kë konsideron si banoren më false që ka kaluar në shtëpinë më të famshme.

Pa u menduar gjatë, Xheneta dha një përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Loredana Brati”, tha ajo shkurt, duke lënë të kuptohet se raportet mes tyre vazhdojnë të jenë të tensionuara.

Deklarata e saj ka rikthyer menjëherë në vëmendje përplasjet dhe aludimet që qarkulluan gjatë dhe pas përfundimit të spektaklit, ku emri i Loredana Brati u përfshi në diskutime për raportin me Gjesti.

Në atë periudhë, Loredana u përfol për një afrim të mundshëm me fituesin e Big Brother VIP Albania 4, çka sipas shumë ndjekësve ndikoi edhe në marrëdhënien e saj me Xhenetën, me të cilën kishte ruajtur një miqësi të afërt.

Edhe pse asnjëra prej tyre nuk ka folur gjerësisht për prishjen e raportit, deklarata e fundit e Fetahut duket se tregon se hatërmbetjet mes dy ish-banoreve nuk janë shuar ende.

Mbetet për t’u parë nëse Loredana do të zgjedhë të reagojë ndaj komenteve të Xhenetës apo do të preferojë të qëndrojë në heshtje përballë kësaj deklarate që po bën xhiron e rrjetit.