Aktualitet

Me para të padeklaruara në Kakavijë, një 47-vjeçar nën hetim!

Tentoi të dilte nga Shqipëria me euro, lekë dhe paund të padeklaruara që i mbante në një çantë, një 47-vjeçar me banim në Shkodër u vu nën hetim nga policia në pikëkalimin kufitar të Kakavijës. Në njoftimin zyrtar thuhet se shuma e parave iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

PKK Kakavijë

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 16 110 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, të padeklaruara, procedohet penalisht 47-vjeçari.

Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit N.L., ku iu gjetën 14 mijë e 500 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin N.L., 47 vjeç, banues në Shkodër. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.