Papa Françesku, së fundmi ka marrë një dhuratë të pazakontë nga kryeministri i Francës. As më pak e as më shumë por një fanellë e firmosur nga miku i Papës, argjentinasi Lionel Messi. Jean Castex i dha Papës, një tifozi të flaktë futbollit fanellën me numrin 30, të vendosur në kornizë qelqi dhe të nënshkruar nga Messi, i cili luan për Paris St Germain. Castex ia dha dhuratën Papës pas 35 minutash bisedime private në Vatikan.

Papa Françesku është takuar me Messin dhe dikur e quajti atë një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai është një tifoz i përjetshëm i ekipit të futbollit të Buenos Aires, San Lorenzo. Kryeministri francez i dha gjithashtu Papës një dhuratë më tradicionale, një botim të vitit 1836 të “Notre Dame de Paris”, romani klasik i Victor Hugo.

Castex vizitoi Vatikanin dhe Romën me rastin e 100-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe Selisë së Shenjtë. Pas takimit me Papën, Castex vizitoi Kapelën Sistine dhe Bazilikën e Shën Pjetrit.
Ndërkaq, rikujtojmë se gjatë një vizite në Sllovaki, një nga vendet më të goditura në kontinent nga pandemia, Papa Françesku i bëri thirrje Evropës që të tregojë “solidaritet” gjatë rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia COVID-19.
Ai e cilësoi pandeminë si “testin më të madh të kohës sonë”.
Na ka mësuar se sa e lehtë është – edhe kur jemi të gjithë në të njëjtën anije – të tërhiqemi dhe të mendojmë vetëm për veten tonë.
Ai paralajmëroi kundër “ndjenjës kalimtare të euforisë” dhe tha se Evropa duhet të tregojë një solidaritet të tillë, që “duke kapërcyer kufijtë”, e kthen atë “në qendër të historisë”.