I pranishëm në aktivitetet me rastin e 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi rëndësinë e ngjarjes së 10 Qershorit 1878. Meta foli gjatë një seance solemne të Kuvendit të Kosovës. “Që në themelimin e saj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit u përball me sfida të jashtëzakonshme, të brendshme e ndërkombëtare”, – tha Meta. Pak më parë, në rrjetet sociale reagoi dhe Kryeministri Rama. Ai shkruan se “Dje, sot e përgjithmonë, asnjëherë virtyti e aq më pak fati e kanë braktisur një Shqipëri të përbashkuar”. Sipas Ramës, “140-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, na kujton se po i afrohemi fundit të gjymës së parë të Vitit të Skënderbeut”. Më 10 Qershor 1878, 300 delegatë nga të gjitha trojet shqiptare ranë dakord për ruajtjen me çdo kusht të integritetit territorial të Shqipërisë.