Nga Berlini ku mori pjesë në një takim ndërkombëtar, Presidenti Ilir Meta deklaroi se “Shqipëria ka bërë progres dhe meriton hapjen e negociatave të anëtarësimit europian, në fund të muajit”. Meta tha se “Shqiptarët janë optimist”, ndërsa shtoi se “Një vendim pozitiv do të ishte inkurajues për të gjithë Ballkanin, në adresimin e prioriteteve kyçe e të bashkëpunimit rajonal”. Vendimi për çeljen ose jo të negociatave merret më 28 Qershor, ndërsa Gjermania, Franca e Holanda janë tre vende skeptike.