Lajmet e fundit

MI5 vë alarmin: ISIS planifikon sulme në Europë

Agjencia Britanike e Inteligjencës (MI5) paralajmëroi se Shteti Islamik ende ka synime për të kryer sulme masive në Evropë, pasi ka humbur territore në Irak e Siri. Drejtori i Agjencisë, Andrew Parker do të tregojë më shumë hollësi në një takim në Berlin të Gjermanisë, me homologë europianë. Parker pritet të raportojë për ndalimin e 12 sulmeve terroriste në Mbretërinë e Bashkuar, pas atentatit në Uestminstër të 2017-ës.