Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike këngëtarja e mirënjohur Mihrije Braha për të na folur më shumë në lidhje me raportin e saj disa-vjeçar me bashkëshortin, këngëtarin e mirënjohur gjithashtu Naim Abazi.
Unë dhe Naimi bëjmë plot 30 vite bashkë më 3 maj të këtij viti. Unë fillimisht u dashurova me zërin e tij, dëgjoja këngët e tij në radio dhe thoja më vete nëse ky djalë është i mirë do t’ja hedhë grepin.(qesh) Zoti ma dha intuitën që ky është njeriu që do të jetë bashkëudhëtati i jetës tënde. Jemi takuar në Prishtinë 3 herë, nuk e kisha parë kurrë si fizik, kemi qëndruar në prova bashkë dhe pas herës së tretë u takuam në korridor teksa bëheshim gati për një tur humanitar në Kosovë. Kur u takuam në korridor u përshëndetëm dhe më tha jam Naim Abazi. Më xixëlluan sytë dhe pastaj aty kemi filluar njohjen më të thellë. Gjatë turit kemi ndejtur shumë bashkë, deri në orët e para të mëngjesit. Ky koncert ka zgjatur 1 muaj e gjysmë, kemi udhëtuar, më ka përcjellur te shtëpia e xhaxhait.
Kush është më pasionant në shtrat?
Varet nga situata. Herë Naimi herë unë.(qesh) Unë jam femër që kam qejf ledhatime edhe lutje në fillim.
Momenti që Mihrija veçon si jo të bukur në jetën e saj bashkëshortore?
Ka pasur tentativa për të na ndarë dhe kjo ka vazhduar edhe gjatë periudhës që kemi bashkëjetuar. Na sulmonin të dyve, për të na dobësuar lidhjen, nxirrnin fjalë që po e tradhëtonim njëri tjetrin dhe në një moment të caktuar unë një thashethem nuk e pranova mirë. U hidhërova me Naimin, kapa çantën dhe i thash po iki të prindërit e mi. Kur shkova Naimi më mori në telefon më tha dil diku, nuk dinte askush asgjë nga familjet tona. Më mori, u futa në makinë dhe aty u pajtuam përjetësisht dhe kurrë më askush nuk ndikoi te ne. Ishte nënshkrimi definitiv i dashurisë sonë, nuk kemi pasur më telashe. Familja e Naimit më kanë dashur gjithmonë, më kanë pëlqyer, kurse familja ime e kishte të vështirë në fillim sepse nuk e njihnin, mendonin se do më mashtronte derisa në një moment ju thashë e kam seriozisht.
A ka pasur ndonjë këngë dedikim njëri tjetrit?
Po janë dy këngë, “Robi i Dashurisë” dhe “Çka kisha bo pa ty”.
Planet për të ardhmen?
Dua të bëjë një koncert në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë me një repertor më të zgjeruar.