Aktualitet

Ministri Gjiknuri premton përmirësim të furnizimit me energji në Orikum

Ndërkaq, Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri premton furnizimin me energji elektrike të zonës së Orikumit. Kjo falë disa investimeve në rrjetin e tensionit të lartë dhe të mesëm, nga Operatori i Sistemit të Transmetimit. Gjiknuri pa nga afër dhe investimet e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në qytetin e Vlorës. Projekti ka të bëjë me sistemimin e rrjetit elektrik nga Tuneli i Ujit të Ftohtë deri në Radhimë. Investimi kap vlerën e rreth 2.2 miliardë lekëve.