Pavarësisht ankesave të shumta ligji i strehimit Social i cili detyron ndërtuesit ti falin bashkisë 3% të sipërfaqes së ndërtuar, ka hyrë në fuqi pasi Presidenti i Republikës e miratoi në heshtje. Nisur nga kjo ashtu siç kishin paralajmëruar, shoqata e ndërtuesve do ta çojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese edhe pse kjo gjykatë është krejt inegzistente me vetëm 3 anëtarë. Sipas shoqatës ligji krijon një kosto të lartë për ndërtuesit.