Bllokohen rreth 10 ton mish në Elbasan, dyshohet se sasia e sekuestruar është e kontaminuar. Në kuadër të masave në funksion të sigurisë ushqimore, bllokimi u bë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU, në mjediset e një subjekti që përpunonte produkte mishi pa liçencë e pa etiketë produkti. Për pronarin e tij, materialet hetimore u referuan në Prokurorinë Elbasan për veprën penale “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”.