E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë gazetarja Klotilda Harka, për të dhënë disa nga lajmet më të bujshme të momentit nga showbizi. Ajo u ndal dhe tek sherri që është bërë tashmë viral mes Arjan Çanit dhe Bleona Qeretin, për të cilën u shpreh:
Do i them Bleonës që të mos bjerë në grackën e bukur të Arjan Çanit, sepse Arjani edhe kur e bën diçka të tillë, edhe kur e bën një deklaratë të tillë, e bën me dashuri për Bleonën. Unë këtë mendim kam dhe këtë do vazhdoj të kem. Ai kur thotë diçka për të, duket sikur do që të tërheqë vëmendje dhe i pëlqen mënyra se si ajo acarohet dhe i merr aq seriozisht. Duke e ditur që do marrë një ‘feedback’ nga Bleona, e thotë atë në mënyrën më të lirshme të mundshme dhe ja ku ndodhi. Bleona ra në grackën e tij. Arjanit i ka pëlqyer gjithmonë kjo dhe e ka thënë hapur. Ai nuk është tipi që shqetësohet shumë kur të tjerët i kundërvihen, madje ai aty e ka kënaqësinë.