Kryeministri Italian, Giuseppe Conte deklaroi se është e pamendueshme që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk iu ofrua mundësia e çeljes së negociatave. Gjatë fjalës së tij në edicionin e 5-të konferencës “Mediterranian dialogues” të mbajtur në Romë, ai tha se Europa ka një përgjegjësi të veçantë pasi është në lojë jo vetëm e ardhmja e rajonit, por dhe e ardhmja e kontinentit të vjetër.