Aktualitet

Mot me shira e temperatura edhe më të ulëta në vend!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, në vend mbizotëron mot kryesisht i vranët.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë ka reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në Dibër, mesatare. Në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan, nuk mungojnë reshje të dobëta deri lokalisht mesatare ndërsa në qarqet e tjera, të dobëta.

Reshjet shoqërohen me shtrëngata. Në veri, lindje dhe juglindje, në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit do të jenë në formë dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit luhaten në vlerat:

në bregdet: 2 / 12 °C

në vendet e ulëta: -2 / 9 °C

në vendet malore: -6 / 6 °C

Era pritet fryn mesatare dhe deri e fortë në bregdet e në zonat malore.