Moti i keq në Shkodër ka lënë të bllokuar në aksin rrugor Breg Lumi-Theth 5 automjete, si pasojë e shembjes së një masivi inertesh për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive.
LEXO EDHE: Java me shira intensivë, tregoni kujdes!
Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, shprehet se pas marrjes së njoftimit për bllokimin e mjeteve dhe 9 personave që udhëtonin më to, janë angazhuar kapacitete në terren për t’u ardhur në ndihmë.
“Bashkia Shkodër është angazhuar menjëherë me të gjitha kapacitetet në terren, sapo është njoftuar për bllokimin e 5 mjeteve dhe 9 personave në aksin rrugor Breg Lumi – Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, si pasojë e shembjes së një masivi inertesh për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive”.
LEXO EDHE: Moti i keq godet Italinë/ Rrëshqitje masive dherash dhe rrugë të përmbytura…
“Makineritë e rënda dhe fadromat janë vënë menjëherë në punë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i specializuar i emergjencave civile është nisur drejt zonës për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë me mjete të posaçme për evakuimin dhe garantimin e sigurisë së personave të bllokuar. Strukturat tona po punojnë me intensitet për të normalizuar qarkullimin dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo situatë e krijuar nga kushtet e vështira atmosferike”, shprehet Beci.