Reshjet e kësaj fundjave kanë shkaktuar përmbytje në disa fshatra të Cërrikut dhe Gramshit. Më rëndë rezulton se janë goditur fshatrat Gostimë, Shtërmen dhe Malasenj. Uji ka vërshuar nëpër shtëpitë e banorëve duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Lartësia e ujit e kaloi mbi një metër në disa zona. Të paktën 5 familje janë dëmtuar rëndë ndërsa uji ka përmbytur të mbjellat e stinës, shpendë dhe kafshë.