Të gjithë ne jemi të ndryshëm. Dhe psikologët vazhdojnë të na e kujtojnë këtë fakt. Thënë kjo, ne mund të kuptojmë shumë mirë se çfarë lloj njeriu jemi vetëm duke u nisur nga mënyra se si ulemi kur jemi të ftuar në shtëpinë e dikujt. Lexoni më poshtë për të zbuluar më shumë rreth vetes, apo personit që keni përballë.
Jeni një person elegant, por shumë i hapur. Megjithatë nuk duhet të pish asgjë tjetër përveç çajit ose kafesë, sepse mund të përfundosh në të njëjtin pozicion, por në abazhur.

Jeni shumë emocional. E doni jetën dhe kjo është pikërisht arsyeja pse të tjerët duan të jenë rreth jush. Mund të jetë e vështirë për ju të ndaloni së foluri. Për shkak të kësaj, ata gjithmonë të japin më shumë ushqim, në mënyrë që të shijojnë qetësinë, qoftë kjo edhe vetëm për pak kohë.

Ju zakonisht hani vetëm ushqime të shëndetshme dhe jeni të fiksuar pas jogës. Edhe nëse nuk jeni tani, së shpejti do të ndodhë dhe për këtë ta sigurojmë.

Ju dominoni dhe keni fuqi. Kryesisht, mbi kafshët e balsamosura.

Ju jeni një njeri i pazakontë. Aq i pazakontë sa shumë njerëz janë të tronditur nga sjellja jote. Jeni gjithmonë të dobët, sepse është e vështirë të hash në këtë pozicion.

Jeni shumë të shoqërueshëm dhe vdisni për biseda të gjata. Kjo është arsyeja pse ju pëlqen shumë të vizitoni njerëz të tjerë dhe të qëndroni në shtëpinë e tyre. Madje për 1 ose 2 muaj.

Ju jeni introvert dhe ndiheni paksa të bezdisshëm në një grup të madh njerëzish. Mendja juaj pushon së punuari kur jeni nën këtë lloj stresi. Por prapë mund të hani ushqim.

Ju e adhuroni intrigën dhe pushtetin. Më në fund po vizitoni dikë sepse seriali juaj i preferuar ka mbaruar dhe po ktheheni në jetën reale.

Jeni shumë komunikues dhe ju pëlqen të vizitoni njerëz të tjerë sepse absolutisht duhet t’u tregoni atyre se si ndiheni. Por për shkak se është e vështirë të të ndalojnë kur filloni të flisni, mikpritësi ndonjëherë duhet të përdorë edhe masa ekstreme.

Ju nuk vizitoni fare njerëz. Ju pëlqen vetëm prania juaj. Jeni i pavarur, një njeri që është mësuar t’u tregojë njerëzve të vërtetën dhe me shumë sarkazëm.
