Rajoni

NATO mbështet përpjekjet e Kosovës në procesin e reformës

Forca e Sigurisë së Kosovës, e mbështetur nga NATO, i ka arritur kapacitetet operative për transformimin, në Forcë të Armatosur. Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas një takimi që zhvilloi në Prishtinë me presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Alli. Zyrtari i NATO-s, nga ana tjetër, theksoi rëndësinë e vazhdimit të përparimit të Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në NATO.