Aktualitet

Ndihmuan 4 klandestinë pakistanezë, dy në pranga

Dy të rinj nga Gjirokastra ranë në prangat e policisë, të akuzuar për dhënie ndihme 4 pakistanezëve që të kalonin ilegalisht kufirin në Kakavijë, kundrejt shumës 1.200 euro.  Në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”, uniformat blu arrestuan Hamdi Seferin 18-vjeç e Shahe Kokon, 23. Shtetasit pakistanezë kishin destinacion Italinë.