Aktualitet

Ndotet lumi në Lezhë; Pas shiut, Drini rrëmben plehrat e rrethinave

Lumi Drin që përshkon Lezhën u ndot këtë mëngjes. Në të gjithë gjatësinë e tij janë parë mbetje që u rrëmbyen nga rrjedha e lumit, përgjatë brigjeve të papastra. Banorët akuzojnë një kompani pastrimi të Bashkisë se nuk pastron siç duhet dhe se në kohë me shi, Drini mbushet me mbetje, të cilat përfundojë në det.