Live From Tirana

Ndriçim Mehmeti nuk kursehet: “2200 euro mësuesi në Greqi, 620 mijë lekë në Shqipëri!”

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë eksperti i arsimit, profesori dhe profesionisti i fushës së arsimit Ndriçim Mehmeti. Ai ka folur më shumë mbi figurën e mësuesit sot, si dhe problematikat e arsimit, por jo vetëm…

Sa paguhet një mësues në vendin fqinj, Greqi?

Në Greqi rroga mesatare është 2200 euro. Në Shqipëri lëre se çfarë thotë kryeministri 900 euro, se është gënjeshtër e madhe, se ajo është bruto. Mësuesit në Shqipëri çojnë në shtëpi 625 mijë lekë, mesatarisht. Kaq pak. Këtu nëse je mësues me 30 vjet punë, shkon maksimumi 780 mijë lekë në gjimnaz. Nëse je mësues me përvojë, nëse ke kaluar 20-vjeçarin.