Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Kukësit

Vijion rrokada në Policinë e Shtetit. Drejtori i ri i Policisë së Kukësit është zgjedhur Zef Laska. Ndërsa Agim Basha është emëruar shef komisariati në këtë qytet. Ndërkaq Perlat Vatoci që ishte drejtues në Kukës ka kaluar drejtor i komanduar në qytetin e Gjirokastrës. Ende nuk dihet nëse lëvizjet në Policinë e Kukësit kanë lidhje me protestën e zhvilluar kohë më parë në Rrugën e Kombit.