Rajoni

Ndryshimi i emrit, protesta të dhunshme në Shkup

U mbyll me 32 të plagosur protesta e një dite më parë në Shkup kundër Marrëveshjes me Athinën për emrin e ri të Maqedonisë, të firmosur dje. Mes të lënduarve, janë 7 policë e 25 protestues. Manifestuesit tentuan të hynin forcërisht në mjediset e Parlamentit, por nuk u lejuan nga forcat e rendit. Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, thuhet se demonstruesit përdorën dhunë në protestën e organizuar nga partia më e madhe maqedone në Opozitë, VMRO-DMNE. Manifestime të dhunshme pati dhe në Greqi ku gjithashtu kundërshtohet akordi rreth emrit të Maqedonisë.