Celebrities Film & Tv Gossip Ndryshe

Në këtë pikë kulminante të karrierës së tij Alban Skënderaj zbulon më shumë detaje nga albumi i ri!

I ftuar në Top Albania Radio në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron ishte këngëtari Alban Skënderaj i cili foli për albumin e tij më të ri që titullohet ‘Rrënjët’. Këngëtari ndau detaje edhe nga koncertet e tij madhështore që ka mbajtur edhe jashtë Shqipërisë duke treguar se ka qenë komplet një emocion tjetër për të. Gjithashtu Albani nuk ju shpëtoi as disa pyetjeve pikante të bëra nga moderatorët…

Në këtë fazë të karrierës kaq lart, përse Albani vendosi të rikthehej tek ‘Rrënjët’?

Po sepse më mungonte në albumet e mija nuk e kam një tingull një melodi ku ne kthehemi tek rrënjët tona, që thashë janë të fshehura në mënyrë shumë moderne, por ishte një gjë që më mungonte. Nëse do të bëja një këngë të stilit Pop, perëndimor si kënga ‘Ja ku jam’ që kam nxjerrë para një viti është një gjë që pritet nga unë kurse këtu ndryshon. 

Më tej ai shtoi se:

Kam lexuar pak tekstet në mënyrë më të dashur, më tavolinë nuk e di si ta shpjegoj nuk është ajo poezia klasike e imja që mundohem të jem filozofik. Një pjesë e rëndësishme e albumit janë edhe ndjenjat e mia, por duke qenë se është pak më ëndërrimtar ka dhe gjëra që të çojnë përtej asaj që ke prekur dhe fusin në lojë fantazinë tënde, aktivitetin tënd edhe atë që ti nuk e ke përjetuar midis të tjerëve. Gjithësesi kjo është për t’u vlerësuar. Ajo që është e rëndëshishme për herë të parë dhe kush më njeh e di mirë që unë nuk jam asnjëherë i kënaqur me superlativa. Por tek ky projekt jam i lumtur dhe i kënaqur.