Rajoni

Në Serbi zhduket një gazetar

Në Serbi jepet alarmi për një gazetar, i cili rezulton i zhdukur prej rreth 48 orësh. Ai është Stefan Cvetkoviç nga Bela Crkva, i njohur për investigimin e shumë aferave, përfshirë vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç, më 16 Janar. Madje, muaj më parë  organizoi një konferencë ku publikoi foto të personave që sipas tij ishin të përfshirë.  Gjithashtu, mësohet se Cvetkoviç ka marrë kërcënime në të kaluarën. Policia serbe njoftoi se makina e gazetarit u gjet me derën e hapur dhe drita të ndezura.