Lifestyle Travel

Në vendin kur mysafini është ZOT, njihuni me Terai!

Në jug të Nepalit, larg nga shtegu i mbipopulluar i Himalajeve dhe qytetet turistike të Kathmandu, shtrihet rajoni i Terai, një luginë e ulët që shpërfaq një anë tjetër të Nepalit, të pasur me biodiversitet dhe tradita të thella kulturore. Ky rajon është shtëpia e popullit autokton Tharu, i cili ka ruajtur traditat e tij për shekuj me rradhë dhe ofron një mënyrë të veçantë mikpritjeje për vizitorët, e njohur si “Atithi Devo Bhava”, mysafiri është Zot.

Një nga mënyrat më të njohura për të përjetuar këtë kulturë është përmes rrjetit të shtëpive të menaxhuara nga komuniteti, një iniciativë kombëtare që lidh vizitorët direkt me familjet lokale. Vizitorët jetojnë brenda shtëpive tradicionale Tharu, ndjekin traditat lokale dhe marrin pjesë në aktivitete të përditshme, duke përfituar jo vetëm nga njohja e kulturës, por edhe duke mbështetur ekonominë lokale. Për gratë, kjo ka qenë një mundësi transformuese, duke u dhënë pavarësi financiare, një zë në komunitet dhe aftësinë për të menaxhuar të ardhurat e veta.