Aktualitet

Negociatat, Bushati: Opozita kërkon të vetëpërjashtohet!

Në një bashkëbisedim me studentët, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se opozita po kërkon të vetëpërjashtohet nga procesi i hapjes së negociatave, duke kërkuar që ajo të jetë më konstruktive. Ministri i Jashtëm u tha studentëve se çelja e negociatave shton mundësitë dhe instrumentet që janë në dispozicion të institucioneve shqiptare, bizneseve e qytetarëve, dhe ky është investimi më i mirë për gjeneratën e re.