Aktualitet

Negociatat me Shqipërinë, Tsipras: Rezultate pozitive në qershor

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras deklaroi se negociatat me Shqipërinë po vazhdojnë, ndërsa i karakterizoi si tepër të vështira. “Duhet te keni parasysh se me Shqipërinë po zgjidhim çështje nga Lufta e Dytë Botërore, ende kemi në fuqi Ligjin e Luftës, temën e Zonave Ekonomike që është shumë e rëndësishme, si dhe çështje të tjera, mes tyre, të drejtat e minoritetit grek. Jemi në rrugë të mbarë”, – tha Cipras. Shefi i Qeverisë së Athinës u shpreh shumë optimist se mund të ketë rezultat pozitiv, deri në fund të qershorit.