Nesër në Athinë pritet të mbahet një takim mes kryediplomatëve të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov, me ndërmjetësuesin e OKB-së, Matthew Nimetz. Takimi do të fokusohet në diskutimet për zgjidhjen e çështjes së emrit. Takimi mbahet në kuadër të konferencës së vendeve nga grupi i Vishegradit dhe vendet e Ballkanit.