Platforma e famshme e filmave “Netflix” në Amerikë dhe Australi ka fshirë të gjithë filmat ku ishte protagonist aktori i famshëm hollivudian, Johnny Depp. “Netflix USA” dhe “Netflix Australia” kanë marrë këtë vendim pasi Depp është dënuar për abuzim ndaj ish-gruas së tij dhe ky ishte si një llojë “ndëshkimi” për aktorin nga ana e tyre.
Rikujtojmë, se Johnny Depp humbi disa javë me parë gjyqin përballë gazetës “The Sun” dhe kjo pati ndikim të drejtpërdrejtë në karrierën e tij. Menjëherë pas gjyqit, “Warner Bros” i kërkoi të hiqte dorë nga roli i Gellart Grindewald për filmin “Fantastic Beasts 3”. Johnny Depp hodhi në gjyq tabolidin, sepse e kishte cilësuar atë si dhunues grash në një artikull në vitin 2018-të, mirëpo ai nuk arriti të fitonte në betejën ligjore.
Fakti që aktori duhet të heqë dorë nga roli i tij për shkak të kësaj çështje, i ka irrituar shumë fansat e Depp. Ata janë shprehur se do të bojkotojnë filmin nëse nuk do të shfaqet Johnny në të dhe madje kanë nisur të nënshkruajnë një peticion online. Peticioni i publikuar në “Change.org” mban titullin “Warner Bros rikthe Johny Depp si Gellart Grindewald” dhe deri më tani e kanë firmosur 147,402 njerëz. Avokatët e Depp gjithashtu po planifikojnë që të apelojnë vendimin e gjykatës.
Ju si mendoni se do të rrjedhi kjo ngjarje?