Gossip Showbiz

Eric Dane kaloi ditët e tij të fundit në shtëpinë e Johnny Depp? Pse?

Johnny Depp i kishte ofruar ndihmë aktorit Eric Dane, duke e lejuar të jetonte falas në një nga shtëpitë e tij në Los Angeles, ndërsa ai përballej me vështirësi financiare dhe probleme serioze shëndetësore në muajt para vdekjes.

Ylli i serialit Grey’s Anatomy ndërroi jetë të enjten në moshën 53-vjeçare, rreth 10 muaj pasi kishte bërë publike diagnozën me sklerozë laterale amiotrofike (ALS), një sëmundje progresive që prek sistemin nervor dhe kontrollin e muskujve.

Sipas burimeve për Page Six, dy aktorët ishin njohur vite më parë përmes miqve të përbashkët.

Aktori i filmave Pirates of the Caribbean i kishte vënë në dispozicion kolegut të tij një nga pronat që zotëronte në zonën e Sunset Strip, duke i kërkuar të paguante vetëm nëse kishte mundësi, ose edhe të mos paguante fare.

Burimi theksoi se Depp dëshironte ta ndihmonte Dane që të mos kishte shqetësime financiare, ndërsa përballej me sëmundjen dhe trajtimet e vështira.

Në prill të vitit 2025, Dane kishte zbuluar se ishte diagnostikuar me ALS, një sëmundje që shkatërron gradualisht qelizat nervore dhe aftësinë për të ecur, folur, komunikuar dhe marrë frymë.

Shumica e pacientëve me këtë sëmundje humbin jetën brenda tre deri në pesë vjetësh nga momenti i diagnostikimit.

Përveç karrierës së tij si aktor, Dane ishte bërë një zë i rëndësishëm për ndërgjegjësimin mbi ALS, duke folur publikisht për sfidat e pacientëve dhe sistemin e sigurimeve shëndetësore. Ai do të mbahet mend për rolet e tij në serialet Grey’s Anatomy dhe Euphoria.