Tech

Neue Klasse i BMW-së me motor të ri, çfarë duhet të dini për baterinë!

Prodhimi i gjeneratës së re të motorëve elektrikë tashmë ka filluar në fabrikën Steyr, të cilët do të pajisin modelin e ardhshëm të BMW-së “Neue Klasse”. Motori Gen6 eDrive do të jetë i pari që do të përdoret në modelin BMW iX3 dhe do të debutojë në shtator në panairin e veturave në Munich. Ky motor është zhvilluar mbi një arkitekturë elektrike prej 800 voltësh, me përmirësime të dukshme në performancë krahasuar me versionin e mëparshëm.

Sipas prodhuesit gjerman, përveç uljes së humbjeve të energjisë deri në 40 për qind, pesha e motorit është reduktuar me 10 për qind, ndërsa kostot e prodhimit janë ulur me 20 për qind. Këto përmirësime pritet të mjaftojnë që SUV-i kompakt të arrijë një autonomi prej 800 kilometrash në kombinim me bateritë e reja.

Rikujtojmë se BMW M2 CS i ri përshkoi pistën legjendare të Nürburgringut në 7:25.5 minuta, duke vendosur një rekord të ri për makinat kompakte. Xhiroja rekord u vendos më 11 prill 2025 nga inxhinieri i zhvillimit të BMW M, Jörg Weidinger, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur nga Audi RS3 nga qershori 2024 me tetë sekonda.

Weidinger gjithashtu përmirësoi rekordin e tij me M2 “standard” nga prilli 2023 me 13 sekonda. M2 CS i ri fuqizohet nga teknologjia BMW M TwinPower Turbo, e cila ofron 530 kuaj-fuqi. Automjeti është 30 kilogramë më i lehtë se M2 standard falë komponentëve të karbonit. BMW M2 CS është një model me edicion të kufizuar që do të mbërrijë në fund të verës 2025, me një çmim prej 115,000 eurosh në Gjermani.