BMW M2 CS i ri përshkoi pistën legjendare të Nürburgringut në 7:25.5 minuta, duke vendosur një rekord të ri për makinat kompakte. Xhiroja rekord u vendos më 11 prill 2025 nga inxhinieri i zhvillimit të BMW M, Jörg Weidinger, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur nga Audi RS3 nga qershori 2024 me tetë sekonda.
Weidinger gjithashtu përmirësoi rekordin e tij me M2 “standard” nga prilli 2023 me 13 sekonda. M2 CS i ri fuqizohet nga teknologjia BMW M TwinPower Turbo, e cila ofron 530 kuaj-fuqi. Automjeti është 30 kilogramë më i lehtë se M2 standard falë komponentëve të karbonit. BMW M2 CS është një model me edicion të kufizuar që do të mbërrijë në fund të verës 2025, me një çmim prej 115,000 eurosh në Gjermani.
BMW prezantoi M2 CS në maj dhe tani marka gjermane ka njoftuar se ky model ka thyer rekordin në pistën Nurburgring. M2 CS përfundoi një xhiro në 7:25.5 minuta, duke e bërë atë makinën më të shpejtë kompakte në pistën legjendare. Rekordi i ri u vendos më 11 prill dhe u drejtua nga inxhinieri i BMW M, Jorg Weidinger. Koha e tij e tejkaloi rekordin e mëparshëm me tetë sekonda.
Koha më e mirë e mëparshme për M2 u vendos në prill të vitit 2023, kur Weidinger e përfundoi xhiron në 7:38.7, duke konfirmuar se rekordi i mëparshëm për “makinën më të shpejtë kompakte” nuk i përkiste BMW-së. Sidoqoftë, koha e xhiros është mbresëlënëse dhe M2 CS e arriti atë falë motorit të tij 3.0 litra me 6 cilindra dhe një transmision automatik me tetë shpejtësi. Duhen 3.7 sekonda për të përshpejtuar nga 0 në 100 km/h, ndërsa shpejtësia maksimale është 303 km/h.