Nesër nis muaji i Ramazanit, i shumëpritur për të gjithë besimtarët myslimanë. Gjatë kësaj periudhe besimtarët do të agjërojnë duke hequr dorë nga ushqimi dhe uji prej agimit të diellit e deri në perëndim. Agjerimi cilësohet nga besimtarët myslimanë si refleksioni më i madh jo vetëm shpirtëror, por edhe social.