Aktualitet

Nis rehabilitimi i Unazës së Fierit

Nis puna për rehabilitimin e Unazës së Fierit. Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se ky rehabilitim përfshin zonën nga rotondo ish-parku, rruga “Vellezerit Semanjaku”, e rruga Nuredin Aliu. ARRSH dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor. Trafiku do të devijohet për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.